Lionel Messi ka emëruar tri kombëtare që ai mendon se mund ta fitojnë Kupën e Botës, teksa synon të udhëheq Argjentinën drejt lavdisë në Katar.
Superylli i Paris Saint Germain po përgatitet për Botërorin e tij të fundit dhe po kërkon trefoun e madh që i mungon, megjithatë, do të ketë konkurrencë të ashpër pasi 32 kombe i kanë sytë te trofeu.
Argjentina është ndër favoritët për të ngritur kupën në Katar dhe Messi do të shpresojë se vendi i tij mund të shtojë një triumf të parë në Kupën e Botës që nga viti 1986.
Duke folur përpara turneut, Messi ka thënë se Anglia, së bashku me Francën dhe rivalët e Brazilit janë “pak mbi të tjerët”.
“Sa herë që flasim për kandidatët, ne gjithmonë flasim për të njëjtat ekipe. Nëse më duhet të vendos disa mbi të tjerët, mendoj se Brazili, Franca dhe Anglia janë pak më lart se të tjerët. Por Kupa e Botës është aq e vështirë dhe aq e ndërlikuar sa çdo gjë mund të ndodhë”, tha Messi për faqen zyrtare të Federatës së Amerikës së Jugut “CONMEBOL”.
Kupa e Botës në Katar nis më 19 nëntor dhe mbaron më 18 dhjetor me finalen e madhe.
Argjentina ndodhet në Grupin C me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë.
🗣️ Lionel Messi on World Cup favorites: "The candidates are always the same. There are a few surprises but in general, the big teams are the candidates. Above the rest? Brazil, France, England. Today, they are a little above the rest but anything can happen." Via @CONMEBOL. pic.twitter.com/Ven7cvDAQH
— Roy Nemer (@RoyNemer) November 14, 2022