Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi u fishkëllye dhe u kontestua prapë nga tifozët e PSG-së
    Ballina-2

    Messi u fishkëllye dhe u kontestua prapë nga tifozët e PSG-së

    03/04/2023 10:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi është fishkëllyer prapë nga tifozët e Paris Saint-Germainit para lojës ndaj Olympique Lyonit.

    Parisienët e pësuan humbjen e shtatë në vitin 2023 në shtëpi dhe tifozët ishin të mllefosur dhe të dëshpëruar me paraqitjen e ekipit të tyre të zemrës.

    Por, kontestimi i kampionit të freskët të botës ndodhi para fillimit të lojës kur u përmend emri i Messit, njëjtë si i krejt lojtarëve të tjerë, siç e do zakoni, shkruan “BBC”.

    Në këtë rast, tifozët e tij në “Parkun e Princave” e vërshëllyen dhe e kontestuan shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

    Tifozët parisienë kanë mbetur të dëshpëruar me Messin mbi të gjitha pas eliminimit nga e teta e finales së Ligës së Kampionëve, pasi e vënë gishtin pikërisht tek ai, duke e parë si fajtor.

    Ditëve të fundit po shtohen zërat për një largim të mundshëm të Messit nga Parisi në fund të këtij sezoni dhe me gjasë ai do të rikthehet në Barcelonë, aty ku e ka shkruar historinë, por që ishte larguar para dy vjetësh si lojtar i lirë.

    Thuhet se Messi po bisedon me PSG-në për vazhdimin e kontratës, por më i mundshëm shihet rikthimi i tij në Camp Nou ose transferimi në Shtetet e Bashkuar të Amerikës apo në Arabinë Saudite, aty ku e pret një ofertë e majme.

    Argjentinasi i ka shënuar 29 gola në 67 ndeshje për klubin francez në dy sezone. 

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.