Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi vendos për të ardhmen – Nuk është Barcelona
    Ballina-2

    Messi vendos për të ardhmen – Nuk është Barcelona

    31/05/2023 21:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi brenda një periudhe të shkurtër do të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën.

    Dhe gjëja e vetme që duket e sigurtë është se nuk do të jetë në Barcelonë, ka shkruar BBC-ja të mërkurën. Messi nuk do të donte asgjë tjetër përveç se të rikthehej në shtëpinë e tij, qëkur u largua nga Argjentina si 12-vjeçar, për ta përcjellur ëndrrën futbollistike.

    Por përfaqësues të yllit argjentinas i kanë thënë Barcelonës se e ardhmja e tij duhet të zgjidhet shpejtë dhe se nuk mund të presin për ndonjë ofertë e cila ende nuk ka arritur, pavarësisht se klubi nga Katalunja kishte premtuar për një gjë të tillë. 35-vjeçari, fitues i Kupës së Botës, dëshiron të qëndrojë në Evropë, por pasi ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germaini në verë, ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij nga Evropa, nuk kanë qenë atraktive sa duhet.

    Në Arabinë Saudite ka edhe zyrtarë qeveritarë që po punojnë në transferimin e tij. Është thënë po ashtu se Messi ka pranuar një ofertë të jashtëzakonshme nga Al-Hilal, që po bëhet gati për transferimin e madh. Një tjetër opsion është skuadra amerikane Inter Miami, edhe pse nuk ka pasur marrëveshje.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.