Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi vjen me një postim pas natës magjike
    Ballina-2

    Messi vjen me një postim pas natës magjike

    03/08/2023 16:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi ishte njeriu i natës së mbrëmshme.

    Ylli argjentinas e inspiroi Inter Miamin drejt fitores ndaj Orlando Cityt në Kupën e Ligës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    36 vjeçari i realizoi dy gola, në secilën pjesë nga një dhe me të dyja këmbët nga një, për t’ia siguruar një fitore të re ekipit nga Florida.

    Kështu, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit arriti në kuotën e 5 golave në 3 ndeshje me fanellën e ekipit amerikan.

    E pas ndeshjes së mbrëmshme, përfaqësuesi argjentinas e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke e shprehur gëzimin dhe lumturinë për momentin që po e kalon dhe për fitoren e radhës së ekipit të tij.

    “Ndeshje e madhe e të gjithëve, mjaft i lumtur për fitoren. Natën e mirë, Miami!!!”, ka shkruar kampioni i botës me Argjentinën.

    Messi i dha fund eksperiencës së gjatë evropiane pak javë më parë kur iu bashkua ekipit nga liga MLS, ku do t’i kalojë i qetë dhe pa presion vitet e fundit të karrierës.

    E në Amerikë tifozët kanë nisur të dashurohen menjëherë në shtatë herë fituesin e Topit të Artë. 

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.