Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messin s’e lënë rehat as në pushime në Argjentinë: Gjatë rrugës për në shtëpi, tifozët ia rrethojnë veturën
    Ballina-2

    Messin s’e lënë rehat as në pushime në Argjentinë: Gjatë rrugës për në shtëpi, tifozët ia rrethojnë veturën

    28/12/2022 23:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Messi ndodhet prej dhjetë ditësh në Argjentinë pas përfundimit të Kupës së Botës, ku më në fund u solli titullin kampion bote pas 36 vitesh. Pas një feste të madhe dhe mirëseardhjeje në Buenos Aires, ky 35-vjeçar është rikthyer në vendlindjen e tij në Rosario, ku dëshiron të kalojë festat me familjen e tij dhe më pas do të kthehet në Paris.

    Messi u prit para shtëpisë së tij në Rosario nga disa mijëra tifozë të cilët e përshëndetën në mënyrë euforike dhe skena të tilla tregojnë më së miri se sa fanatikë janë tifozët në Amerikën e Jugut për sa i përket futbollit.

    Është e sigurt se Messi shpresonte të pushonte mirë dhe të mbushte bateritë para vazhdimit të sezonit me PSG-në, por mbrëmë nuk e pati situatën më komode kur vendosi të largohej nga shtëpia. Mediat argjentinase shkruajnë se Messi ka shkuar në festën e ditëlindjes së mbesës së tij me familjen, por kaos total ka ndodhur kur tifozët kanë parë makinën e tij në rrugë.

    Ata e rrethuan menjëherë Messin dhe filluan të brohorasin, gjë që në fillim e gëzoi, por pasi turma bëhej gjithnjë e më e madhe, Messi nervozohej gjithnjë e më shumë.

    Ai nuk mund ta lëvizte fare makinën, edhe pse bashkë me bashkëshorten Antonella iu lutën tifozëve të lëviznin që të kalonin, tifozët nuk e dëgjuan.

    Mediat në Argjentinë thonë se Messi mbrëmë ka parë atë që e pret deri në fund të jetës në këtë vend ku fitoi statusin e një hyjnie mes tifozëve pas fitimit të Kupës së Botës.

    Madje, disa prej tyre bënë të ditur se Messi mbrëmë e kuptoi se jeta në Rosario apo kudo në Argjentinë është e pamundur për të kur të lërë futbollin.

    Lionel Messi and his family in Rosario surrounded by fans. pic.twitter.com/KeTJi2emFk

    — Roy Nemer (@RoyNemer) December 28, 2022
    TË LIDHURA

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01

    Historik i shkurtër i kundërshtarit të Prishtinës në Ligën e Europës

    17/06/2025 20:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.