Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mezani: Fokus maksimal para tre finaleve të mëdha
    Ballina-1

    Mezani: Fokus maksimal para tre finaleve të mëdha

    11/05/2024 16:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gentjan Mezani, i pari i stolit të skuadrës së Gjilanit kërkon përqëndrim maksimal nga futbollistët e tij në vigjilje të duelit ndaj Lirisë, i vlefshëm për kampionatin elitar të futbollit kosovar.

    Mezani kërkon që ndeshjen ta nisin me seriozitetin maksimal dhe futbollistët të mos e neglizhojnë në asnjë situatë këtë ndeshje.

    “Mendim i gabuar nëse do të nënvlerësohej Liria. Pavarësisht që ka humbur objektivin është një skuadër që ka vënë në vështirësi gjithësecilen skuadër. Këto ndeshjet duhet marrë me seriozitetin maksimal, në të kundërtën do jemi në vështirësi. Do të shkojmë me mentalitetin e duhur, me seriozitet dhe vlerësim maksimal për ekipin e Lirisë, pasi që është një ndeshje e radhës, një finale e radhës për ne”.

    “Në bazë të lojës që kemi zhvilluar nuk kemi marrë rezultatet e merituara, ndoshta është dashur të jemi më lartë në klasifikim. Po vuajmë dy fazat e para të kampionatit, megjithëse nuk është që nuk luajmë mirë, por na mungon përqendrimi në momente të caktuara, ndoshta edhe duke kërkuar pikët vazhdimisht”.

    Rëndësia e ndeshjeve në fundin e kampionatit pa dyshim që kërkon mobilizim nga të gjithë faktorët, ndaj dhe Mezani bën një thirrje të tillë.

    “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, kjo përballje është e rëndësisë së veçantë për shkak të objektivit që kemi për të arritur. Këtë u’a kam bërë të ditur futbollistëve, drejtuesit i kemi prapa, gjithashtu shpresojmë që edhe tifozët deri në fund të kampionatit të na qëndrojnë afër”.

    “Nuk mendojmë për pikët dhe ndeshjet tjera përveçse kësaj ndaj Lirisë. Kemi ndeshje të rëndësishme pa dyshim, mirëpo fokusin e kemi vetëm te takimi në Prizren”.

    Përballja ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit zhvillohet këtë të diel (12 Maj) në “Përparim Thaçi” të Prizrenit nga ora 15.00.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.