Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mezani i Gjilanit i kënaqur me pikë e fituar ndaj Prishtinës
    Ballina-2

    Mezani i Gjilanit i kënaqur me pikë e fituar ndaj Prishtinës

    21/08/2023 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përkundër vështirësive si brenda, ashtu edhe jashtë fushës, Gjilani ia doli të nxirrte një barazim të artë ndaj Prishtinës qysh në ndeshjen e tyre të parë.

    Skuadra gjilanase e emëroi para pak ditësh Gentjan Mezanin në rolin e trajnerit, ndërsa ndaj bardhëeklatërve barazuan pa gola.

    Pas ndeshjes, strategu i Gjilanit është ndarë i kënaqur me këtë barazim.

    “Jam i nderuar që jam pjesë e Superligës. Më ka munguar vitet e fundit. Kam pasur rezultate të mira këtu në Gjilan. Falënderoj kryesinë që besoi tek mua përsëri”, ka deklaruar fillimisht Mezani për ArtSport.

    “Sot jo vetëm Blaca, por të gjithë kanë bërë paraqitje të mirë. Disa prej tyre kanë luajtur për herë të parë në Superligë dhe kanë pasur emocione”.

    “Unë mendoj se kemi një kryesi dhe tifozë që kanë besuar tek unë për një projekt të ri. Kemi nevojë në disa pozicione eksperienca”.

    “Mendoj që çdo skuadër do t’ia bëj kundërshtarit të vështirë ndeshjen”, ka potencuar më tej trajneri i Gjilanit.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.