Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mezani pas humbjes nga Malisheva: Duhet të marrim përgjegjësi të gjithë
    Ballina-2

    Mezani pas humbjes nga Malisheva: Duhet të marrim përgjegjësi të gjithë

    10/11/2023 16:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka mbetur i habitur se si skuadra e tij vazhdon të marrë gola nga ndërprerjet.

    Ai ka thënë se duhet dhënë të gjithë përgjegjësi për humbjen nga Malisheva.

    Malisheva fitoi ndaj Gjilanit, 1:0.

    “Mendoj se kemi bërë deri diku lojë të mirë, por jo aq sa të merrnim rezultat pozitiv. Po dështojmë në goditjet e dënimit, nuk po merr përgjegjësi askush. Po pësojmë gola nga goditjet standarde. Sot morëm gol nga penalltia por nuk na falen këto gjëra. Është e papranueshme që lojtarët me përvojë nuk e zgjidhin situatën në momente të caktuara. Është dashur të bënim më shumë. Do të shikojmë gjithë ndeshjen me vëmendje dhe do të japim përgjegjësi unë dhe gjithë të tjerët. Nuk është se Malisheva na dominoi, por nuk i shfrytëzuam rastet që i patëm. Do të marrim masa pas analizave dhe do të mundohemi të përmirësohemi. Mendoja se do të bënim ndeshje të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv. Do të mundohemi ta ndryshojmë mentalitetin sepse duhet fituar pikë edhe jashtë shtëpisë”, ka thënë Mezani për “ArtMotion” pas ndeshjes.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.