Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mezani synon ta kthejë Gjilanin në rrugën drejt synimeve të mëdha
    Ballina-2

    Mezani synon ta kthejë Gjilanin në rrugën drejt synimeve të mëdha

    23/08/2023 11:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Gentjan Mezani nuk ishte pajtuar me humbjen e titullit të kampionit në edicionin 2019/2020 në Kosovë. Pati thënë se Gjilani meritoi të shpallej kampion i Kosovës.

    Edhe sot Mezani e ndan të njëjtin mendim se Gjilani meritoi para rivalit të qytetit, Dritës, të shpallej kampion. Drita doli kampione falë goldallimit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella, e fitoi titullin.

    Të dyja skuadrat e mbyllën edicionin me pikë të barabarta – 68. Po ashtu, edhe goldallimin e përgjithshëm e patën të njëjtë; +34.

    Objektiv kishim Evropën, por në momentin që ishim aty lart besoj që e meritonim”, thotë trajneri Mezani për KOHËN të martën.

    Mezani është rikthyer te Gjilani pas tre vjetësh. Ai për herë të parë drejtimin e Gjilanit e mori në mars të vitit 2019, ndërsa në vitin 2020 dha dorëheqjen. Ai thotë se në edicionin aktual, synimet nuk janë të mëdha. Por nuk përjashton mundësinë që gjatë rrugës ato të ndryshojnë.

    “Këtë herë kemi tjetër objektiv, por në të ardhmen dhe gjatë rrugëtimit të këtij kampionati, objektivat mund të ndryshojnë”, ka theksuar ai.

    Në vitet e fundit Gjilani ishte një prej klubeve më të organizuara dhe më të qëndrueshme financiarisht në Kosovë. Luftoi për trofe. Por në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani mezi u bë gati ta luajë ndeshjen e parë. Lojtarët e rinj do t’i drejtojë trajneri Mezani. Trajneri nga Vlora me lojtarët e tij ia fitoi një pikë Prishtinës, në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit të Kosovës, të hënën.

    Futbolli i Kosovës më ka munguar shumë, sepse ka qenë një eksperiencë e bukur, por edhe e lodhshme, sepse kishim objektiv Evropën, por ishte shumë e bukur. Këtë vit është një projekt ndryshe, sepse skuadra filloi disi me vonesë dhe pa diskutim të lë pak zgjedhje objektivash. Por gjatë rrugëtimit të këtij edicioni, objektivat mund të ndryshojnë”, është shprehur Mezani.

    Trajneri 43-vjeçar pas Gjilanit mori drejtimin e Laçit. Më herët ka punuar edhe te Luftëtari dhe Flamurtari në Shqipëri. Mezani synon ta kthejë në rrugën e synimeve të mëdha skuadrën e Gjilanit. Ai te Gjilani ka zëvendësuar Klodian Duron që ishte në krye të ekipit vetëm për dy ndeshje.

    “Objektivi është ndërtimi i një skuadre konkurruese dhe në të ardhmen një skuadër që lufton për pjesën e sipërme të tabelës. Futbolli në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ka pasur një rritje goxha të mirë dhe kjo duket nga rezultatet në garat e Evropës”, thotë Mezani.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.