Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mezani thotë se Gjilani meriton të jetë më lart në tabelë
    Ballina-1

    Mezani thotë se Gjilani meriton të jetë më lart në tabelë

    24/02/2024 16:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Gentjan Mezani është i lumtur me pikën e fituar me Gjilanin në Suharekë te Ballkani, por ka shtuar se skuadra e tij duhet të shënojë më shumë gola.

    “Ishte derbi i vogël në thonjëza, sepse ne jemi në situatë kritike për të shpëtuar, kurse Ballkani lufton për të dalë kampion. Sot të dyja skuadrat bën ndeshje të mirë. Të dy grupet e lojtarëve luftuan për çdo top dhe golat e bën edhe më të bukur ndeshjen. Futbolli i Kosovës është rritur shumë dhe thuajse gjitha skuadrat janë të të njëjtit nivel. Kemi humbur 2-3 raste për gol. Ky është futbolli. Uroj që kjo ndeshje të jetë pikënisje, e jo pikëndalje. Cilësia dhe kualiteti nuk na mungon. Ky Gjilan nuk është për këtë pozitë. Uroj që fitorja të vijë nga ndeshja e radhës. Uroj edhe që të shënojmë më shumë gola sepse kemi realizuar vetëm tri herë në katër ndeshje. Ne krijuam kundërsulme të mira për shkak të hapësirave që na linte Ballkani”, deklaroi për “ArtMotion”, trajneri i Gjilanit. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.