Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Midis fushës”, Taulant Xhakën e lëshojnë nervat, kapet me kapitenin e tij
    Ballina-2

    “Midis fushës”, Taulant Xhakën e lëshojnë nervat, kapet me kapitenin e tij

    29/01/2023 13:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Baseli ka pësuar një tjetër humbje, ku është mposhtur nga Luzerni para adhuruesve të vet me rezultat 2-3.

    Ka qenë një ndeshje ku gola ka pasur edhe nga shqiptarët, pasi Andi Zeqiri realizoi për Baselin një gol dhe Ardon Jashari një tjetër për Luzernin.

    Për Baseli kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore në Superligën e Zvicrës, teksa ka pësuar dy humbje dhe një barazim.

    Por pas ndeshjes kapiteni i Baselit, Fabian Frei ka qenë i ashpër me bashkëlojtarët e tij për humbjen e pësuar.

    Megjithatë mesfushori shqiptar Taulant Xhaka i cili është edhe zëvendës kapiten te Baselit i është kundërpërgjigjur duke u konfrontuar me Frei.

    Vetëm intervenimi i bashkëlojtarëve bëri që dyshja mos të eskaloj edhe në konfrontim fizik, por që përplasja e tyre tanimë është bërë temë në Zvicër.

    Sikur mos të mjaftonte përplasja e dy kapitenëve të Baselit në fushë, ka ardhur edhe reagimi i Granit Xhakës në Instagram.

    Mesfushori i Arsenalit i cili është një tifoz i madh i Baselit ka shfryer në Instagram ndaj të gjithëve në një koment në faqen zyrtare të Baselit.

    “Ekipi nuk mund të funksionojë. Të vetmit për të cilët më vjen keq janë tifozët. Ata ju mbështesin çdo javë dhe ky është shpërblimi? Ju duhet të keni turp për atë që ndodhi me klubin!!. E pabesueshme”, ka shkruar Xhaka.

    Komentin e Granit Xhakës e kanë mirëpritur tifozët e Baselit të cilët janë të revoltuar me krizën e rezultateve që ndodhet skuadra.

    Gjithsesi shohim nëse trajneri Alex Frei do të marrë masa ndaj dy kapitenëve Fabian Frei e Taulant Xhakës për përplasjen e tyre në fushë.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.