Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pritje madhështore për francezët në Paris, shihni pamjet fantastike
    Ballina-2

    Pritje madhështore për francezët në Paris, shihni pamjet fantastike

    20/12/2022 00:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mijëra tifozë brohoritën në qendër të Parisit pas ardhjes në shtëpi të përfaqësueses franceze që humbi në finale të Kupës së Botës në Katar. Kylian Mbappe dhe lojtarët tjerë të Francës zbarkuan në aeroportin “Charles De Gaulle” pas orës 20:00 të hënën.

    Të gjithë janë dukur pa disponim me të arritur. Lojtarët dukeshin të lodhur dhe shumë të zhgënjyer nga humbja në finale.

    🇫🇷⚽ Les Bleus sont arrivés à l'hôtel de Crillon, à Paris pic.twitter.com/Gc4jhTpTAT

    — BFMTV (@BFMTV) December 19, 2022

    Lojtarët u vendosën në autobusin që i dërgoi në “Place de la Concorde”, ku prisnin mijëra tifozë. Atje disponimi i lojtarëve u përmirësua. Ndryshe nga viti 2018, kur Franca u bë kampione e botës, përfaqësuesja nuk bëri paradë. Tifozët megjithatë bënë një pritje të ngrohtë për lojtarët, në një mbrëmje të ftohtë në Paris. U shfaqën flamuj, ndërsa u këndua “La Marseillaise” ndërsa lojtarët dhe trajneri Didier Deschamps dolën në ballkonin e “Hotel de Crillon”.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.