Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milan i dërrmuar nga eliminimi, tifozët i kërkojnë llogari futbollistëve!
    Ballina-2

    Milan i dërrmuar nga eliminimi, tifozët i kërkojnë llogari futbollistëve!

    19/04/2024 10:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një Romë heroike i bëri ballë Milanit edhe pse luajti për më shumë se 60 minuta luajti me një lojtar më pak. ‘Djalli” kishte udhëtuar në kryeqytet për të përmbysur verdhkuqtë pas humbjes 0-1 në shtëpi në çerekfinalen e parë të Europa League, por ndeshje e kthimit rezultoi edhe më e vështirë.

    Në Olimpico, ashtu si në San Siro mbrojtësi Pellegrini zhbllokoi shpejt shifrat, ndërsa ende pa marrë veten Milan pësoi edhe të dytin nga Dybala.

    Edhe pse u duk një përballje e mbyllur, kartoni i kuq i Celik në minutën e 31 rihapi llogaritë, të paktën në letër pasi në fushë rezultoi ndryshe. Milan hasi shumë vështirësi për të shkuar te porta e Romës, ndërsa goli i Gabbias ishte shumë pak, aq sa për të mbyllur çerekfinalen e kthimit 2-1. Roma kalon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1, ndërsa vendosi edhe një rekord duke shkuar për herë të 5 në një gjysmëfinale europiane në 6 sezonet e fundit. Te Milan pati shumë zhgënjim, pasi fillimisht mbetën në grupin e Champions League, më pas u dorëzuan në Seria A dhe sëfundmi eliminimi nga Europa League. Në fund të ndeshjes tifozët ultras dukshëm të irrituar u kërkuan llogari futbollistëve, ndërsa u kërkuan të reagojnë në derbin e së hënës me Interin ku ziklatërit mund të ngrenë titullin kampion.

    Pavarësisht se çfarë ndodh në derbi trajneri Pioli sipas mediave italianë në fund të sezonit është i ikur.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.