Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milan shkarkon teknikun Fonseca menjëherë pas Krishtlindjes: arsyeja, një klauzolë
    Ballina-1

    Milan shkarkon teknikun Fonseca menjëherë pas Krishtlindjes: arsyeja, një klauzolë

    30/12/2024 13:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Viti 2024 për Milanin mbyllet me shkarkimin e portugezit Paulo Fonseca. Trajneri konfirmoi largimin e tij nga San Siro pas barazimit me Romën, duke deklaruar se klubi kishte vendosur ta zëvendësonte me një tjetër portugez, Sergio Conceiçao.

    Koha e shkarkimit të teknikut Fonseca nuk ishte rastësore, pasi kjo i lejon Milan të kursejë në të ardhmen falë një klauzole të veçantë në kontratën e tij.

    “Është jeta”. Kështu e komentoi Paulo Fonseca shkarkimin nga Milan, një vendim që erdhi menjëherë pas ndeshjes së fundit të vitit. Një masë për disa “brutale”, por që duket se u pranua me qetësi nga ish-trajneri i Lille, të paktën përpara kamerave. Ndoshta, Fonseca e kishte të qartë se po rrezikonte një skenar të tillë, pasi klauzola në kontratën e tij trevjeçare, të nënshkruar verën e kaluar, parashikonte një kursim të madh për Milan nëse ai shkarkohej brenda një kohe të shkurtër.

    Klauzola për shkarkimin e portugezit Fonseca

    Duke qenë se Fonseca u shkarkua brenda gjashtë muajve të parë të eksperiencës së tij në Milano, ai do të vazhdojë të marrë pagën (2.5 milionë euro në sezon) deri në qershor të vitit 2025 dhe jo deri në vitin 2027, siç parashikohej në kontratën trevjeçare me “kuqezinjtë”. Kjo falë një klauzole që parashikonte pagesën e trajnerit vetëm për vitin e parë në rast shkarkimi deri në fund të dhjetorit, pra brenda gjashtë muajve të parë të aventurës së tij në Milano.

    Milan kurseu duke shkarkuar teknikun përpara vitit 2025

    Ky ishte arsyeja pse Milani kishte një “shtysë” shtesë për të larguar trajnerin. Skepticizmi për menaxhimin e skuadrës dhe pakënaqësia për rezultatet, pavarësisht justifikimeve si dëmtimet, ishin arsyet kryesore për shkarkimin e Fonseca-s. Vendimi erdhi menjëherë pas Krishtlindjes edhe për shkak të implikimeve financiare. Nëse klubi do të priste vitin e ri, atëherë do të detyrohej të garantonte pagën e trajnerit deri në vitin 2027, përveç rasteve të një marrëveshjeje të mëvonshme.

    Sergio Conceição, trajneri i ri i Milan: detajet e kontratës së tij

    Pas përfundimit të periudhës së shkurtër të Fonseca-s te Milani, tani është koha për një tjetër trajner portugez, Sergio Conceição. Janë bërë publike shifrat dhe detajet e kontratës së tij me “kuqezinjtë”: 6 muaj me pagë prej një milion eurosh, me opsion për rinovimin e kontratës.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.