Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milan zhgënjen, Lecce i rrëmben një pikë kuqezinjve
    Ballina-2

    Milan zhgënjen, Lecce i rrëmben një pikë kuqezinjve

    11/11/2023 18:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milan nuk ka dalë më shumë se një barazim me rezultatin 2-2 ndaj Lecce në shtëpinë e këtyre të fundit.

    Skuadra e drejtuar nga Pioli kaloi në avantazh në minutën e 28’ me anë të Giroud, pasi për francezin asistoi anësori Theo Hernandez. Pak minuta më pa, Reijnders ishte ai që dyfishoi shifrat për kuqezinjtë në minutën e 35’, duke i dërguar kështu skuadrat në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat.

    Në pjesën e dytë ndodhi një kthesë e befasishme, me Lecce që nuk u dorëzua. Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 66’ me Sansone, ndërsa golin e barazimit e gjetën në minutën e 70’ me Banda. Lecce shënoi edhe golin e fitores në minutën e 94′, por VAR e anuloi.

    Me këtë barazim, Milan tashmë renditet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Lecce në vendin e 13 me 14 pikë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.