Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milani gabon prapë, humb hapin për titull
    Ballina-2

    Milani gabon prapë, humb hapin për titull

    27/01/2024 23:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milani duket se këtë sezon do të luftojë për një vend në top-katërshe, pasi çështja e titullit duke shumë larg.

    Sontenë “San Siro”, Milani barazoi 2:2 me Bolognan.

    Rossonerët madje gabuan dy herë nga penalltia.

    Joshua Zirkzee, 22-vjeçari në formë, kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 29-të.

    Olivier Giroud (42’) dështoi nga penalltia për ta barazuar rezultatin. Por tre minuta më vonë, Ruben Loftus-Cheek (45’) arriti të shënonte.

    Në pjesën e dytë, Theo Hernandez (74’) dështoi nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë Milanit. Këtë e bëri në minutën e 83-të sërish Loftus-Cheek.

    Por penalltitë e humbura i kushtuan në fund skuadrës së Stefano Piolit. Pikërisht nga penalltia, skuadra e Bolognas e barazoi rezultatin në minutën e dytë të shtesës përmes Roberto Orsolinit.

    Milani është në vendin e tretë me 46 pikë. Ka shtatë pikë më pak se Juventusi lider dhe pesë më pak se Interi i vendit të dytë, por që ka dy ndeshje më pak.

    Bologna është e shtata me 33 pikë.

    TË LIDHURA

    Kosovës i rritet vlera në “Transfermarkt”, e kalon edhe kundërshtarin e marsit, Sllovakinë

    20/12/2025 15:55

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.