Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milani kualifikohet në fazën “nokaut”, PSG triumfon te Juventusi dhe siguron “biletën” nga pozita e parë
    Ballina-1

    Milani kualifikohet në fazën “nokaut”, PSG triumfon te Juventusi dhe siguron “biletën” nga pozita e parë

    02/11/2022 23:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milani e ka siguruar zyrtarisht kualifikimin në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve falë fitores 4:0 ndaj Salzburgut.

    Olivier Giroud kontribuoi me dy gola në minutat 14 dhe 57-të në takimin e zhvilluar në stadiumin “San Siro”. Me nga një gol për “Rossonerët” kontribuuan edhe Kruniq në minutën e 46-të dhe Messias në minutën e dytë shtesë të ballafaqimit. Me këtë fitore, Milani siguron kalimin tutje nga vendi i dytë në Grupin E.

    Nga po i njëjti grup, Chelsea pas fitores 2:1 kundër Dinamo Zagrebit kalon tutje si lider nga pozita e parë. Sterling dhe Zakaria shënuan për “Blutë” në minutat 18-të dhe 30-të. Për kroatët shënoi Petkoviq në minutën e shtatë.

    Paris Saint-Germaini e ka fituar ndeshjen kundër Juventusit 1:2 në “Allianz Stadium” dhe kësisoj është kualifikuar në fazën “nokaut” nga pozita e parë, ndonëse me pikë të njëjta me Benficën (14).

    Kylian Mbappe në minutën e 13-të dhe Mendes në minutën e 69-të ishin golashënuesit e parisienëve. Bonucci shënoi golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër”.

    TË LIDHURA

    Foda thotë se ndeshjet e qershorit shërbejnë si përgatitje për ato të shtatorit

    01/06/2025 13:16

    FC Prishtina humbet dyshen Islami-Krasniqi pa përfituar asnjë cent

    01/06/2025 11:13

    Shkëlqen PSG-ja dhe shkatërron Interin, fiton Championsin për herë të parë

    31/05/2025 23:00

    Dembele do të luajë edhe për “Topin e Artë”

    31/05/2025 20:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.