Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milani me dhjetë lojtarë triumfon përballë Udineses
    Ballina-2

    Milani me dhjetë lojtarë triumfon përballë Udineses

    19/10/2024 20:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milani ka marrë fitore të madhe përballë Udineses në kuadër të javës së tetë në Serie A.

    Rossonerët fituan 1-0, por që luajtën me një lojtar më pak për më shumë se një orë.

    Pas vetëm 13 minutash lojë, Samuel Chukwueze shënoi golin e epërsisë me një asistim të Christian Pulisic.

    Por, në minutën e 29-të, Tijani Reijnders u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje brutale, duke lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

    Kingsley Ehizibue (45+1’) mendoi se i kishte barazuar shifrat në 1-1, por që VAR-i e anuloi golin e anëtarit të Udineses për pozicion jashtë loje.

    Milani arriti të mbante këtë epërsi minimale, për të fituar tri pikë të mëdha.

    Pas javës së tetë, Milani gjendet në vendin e tretë me 14 pikë, dy më pak se lideri Napoli, ndërsa në xhiron e nëntë takohen me Bolognan.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.