Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milani mposhtet nga Udinese dhe rrezikon pozitën e katërt në tabelë
    Ballina-1

    Milani mposhtet nga Udinese dhe rrezikon pozitën e katërt në tabelë

    18/03/2023 23:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milani ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në Serie A, duke i vështirësuar kështu edhe më shumë punët në garën për top katërshe.

    Kampioni në fuqi italian pësoi humbje në udhëtim kundër Udineses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të.

    Ndeshja e zhvilluar në “Dacia Arena” përfundoi me rezultatin 3:1.

    Roberto Pereyra (9′), Beto (45+5′) dhe Kingsley Ehizibue (70′) shënuan golat e fitores për vendasit.

    Golin e vetëm për “Rossonerët” e shënoi nga penalltia Zlatan Ibrahimovic (45+3′).

    Milani mbetet me 48 pikë në pozitën e katërt në tabelë, duke e rrezikuar tashmë seriozisht këtë pozitë.

    Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka vetëm një pikë më shumë se Roma e pozitës së pestë, që nesër e zhvillon ndeshjen e kësaj jave, kundër Lazios.

    Udinese pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.