Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milani mund ta shkarkojë Piolin
    Ballina-2

    Milani mund ta shkarkojë Piolin

    30/10/2023 16:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Stefano Pioli nuk e ka aspak të sigurt të ardhmen e tij në krye të skuadrës së Milanit, ka shkruar “Calciomercato” të hënën.

    Rezultatet e dobëta javën e shkuar kanë bërë që te Milani të mendojnë për shkarkimin e trajnerit italian. Në tri ndeshjet e fundit, Milani ka regjistruar 2 humbje dhe 1 barazim në të gjitha garat. Ka pësuar nga Juventusi në kampionat dhe PSG-ja në Champions, përpara se të barazojë 2:2 me Napolin në Serie A.

    Aktualisht zë vendin e tretë në kampionat, kurse në Ligën e Kampionëve ende nuk di për fitore, ku ka tubuar dy pikë pas tri ndeshjeve të luajtura. Thuhet se Pioli tashmë është paralajmëruar nga klubi dhe se patjetër duhet të rikthehet te fitorja në ndeshjen e ardhshme. Milani, të shtunën, luan në shtëpi kundër skuadrës së Udineses.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.