Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milani po përgatit ofertën për transferimin e Zaniolos, zbulohen detajet
    Ballina-2

    Milani po përgatit ofertën për transferimin e Zaniolos, zbulohen detajet

    23/01/2023 21:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milani raportohet se është gati t’i propozojë një ofertë konkrete Romës për Nicolo Zaniolon.

    Sulmuesi italian, i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me romakët, e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga klubi këtë muaj, pasi është i pakënaqur me situatën e tij të kontratës, si dhe me marrëdhëniet me tifozët.

    Dhe, sipas “Calciomercato”, Milani po vëzhgon me vëmendje situatën dhe beson se mund të fitojë garën kundër Tottenhamit, që gjithashtu po synon transferimin e Zaniolos.

    Klubi londinez ka ofruar një marrëveshje huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, duke përfshirë edhe opsionin “detyrim blerjeje” në verë.

    Por, kampionët në fuqi të Italisë thuhet se nuk janë shumë të shqetësuar, pasi besojnë se 23-vjeçarin preferon të qëndrojë në Itali.

    Kësisoj, raportohet se Milani pritet të dalë këtë javë me një ofertë për ish-futbollistin e Interit.

    Oferta thuhet se do të jetë për huazimin e tij deri në fund të sezonit, duke përfshirë opsionin e blerjes për 22 milionë euro në verë.

    Roma thuhet se dëshiron që të shesë menjëherë Zaniolon, por mund të pranojë edhe një ofertë të tillë pasi afati kalimtar dimëron po shkon drejt mbylljes. 

    TË LIDHURA

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.