Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Milani shtëpia ime”, Leao lumturon tifozët: Rinovimi? Dua të qëndroj
    Ballina-1

    “Milani shtëpia ime”, Leao lumturon tifozët: Rinovimi? Dua të qëndroj

    19/04/2023 10:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rafael Leao u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Napoli-Milan (1-1). Portugezi “shpiku” golin e kuqezinjve me një inkursion fantastik ku dribloi çdo kundërshtar që i doli përpara.

    Në prononcimin pas ndeshjes, ylli i skuadrës së Stefano Piolit shprehu gjithë lumturinë e tij për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League. Leao u ndal edhe te rinovimi, duke gëzuar tifozët.

    “Jam i lumtur që jam pjesë e Milanit, është krenari të veshësh këtë fanellë. Të gjithë më ndihmojnë çdo ditë që të bëhem futbollist më i mirë. Dua të falënderoj skuadrën dhe trajnerin tim.

    Jam i vetëdijshëm që kam shkruar një faqe historie. Në të ardhmen dua të vazhdoj të ëndërroj si të gjithë lojtarët e tjerë të Milanit. Jemi një hap larg nga fitimi i Champions League, duhet të përpiqemi deri në fund.

    Çdo ndeshje përpiqem të dribloj kundërshtarët. E kam këtë cilësi të veçantë, me të cilën përpiqem të bëj diferencën. Milani është shtëpia ime.

    A dua të qëndroj? Po, por duhen sistemuar disa gjëra. Gjëja më e rëndësishme është që jemi në gjysmëfinale. Dua të vazhdoj të ndihmoj skuadrën”, u shpreh 23-vjeçari portugez.

    TË LIDHURA

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.