Futboll ndërkombëtar

Milik ia siguron fitoren Juventusit përballë Cremoneses në minutat e fundit

Milik ia siguron fitoren Juventusit përballë Cremoneses në minutat e fundit

Goli i Arkadiusz Milik në minutat shtesë nga gjuajtja e lirë ia ka siguruar fitoren e mundimshme Juventusit sonte. “Zonja e Vjetër” triumfoi 0:1 në udhëtim ndaj Cremoneses në ndeshjen e javës së 16-të në Serie A. Ndeshja përgjatë 90 minutave nuk dhuroi gola, teksa minutat shtesë të takimit ishin vendimtarë. Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik

Besnik Batusha

Goli i Arkadiusz Milik në minutat shtesë nga gjuajtja e lirë ia ka siguruar fitoren e mundimshme Juventusit sonte.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 0:1 në udhëtim ndaj Cremoneses në ndeshjen e javës së 16-të në Serie A.

Ndeshja përgjatë 90 minutave nuk dhuroi gola, teksa minutat shtesë të takimit ishin vendimtarë.

Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për t’ia siguruar tri pikë tejet të rëndësishme Juventusit.

Me këtë fitore, Juventusi tani shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Milani që gjendet në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, Cremonese mbetet e parafundit me vetëm shtatë pikë gjithsej.

L’acquisto più azzeccato della storia della Juve: Arek Milik ☄️ pic.twitter.com/9XPWszBS8Y

— miке (@chiccochiesa) January 4, 2023
JuventusMilik

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions