Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milot Rashica mbetet te Galatasaray edhe për një vit
    Ballina-2

    Milot Rashica mbetet te Galatasaray edhe për një vit

    13/04/2023 14:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Rashica pritet të jetë pjesë e Galatasarayt së paku edhe një vit. Futbollisti kosovar e ka gjetur formën ideale në Turqi, ndërsa është i huazuar për një sezon nga Norwich.

    E palët janë duke negociuar në mënyrë që përfaqësuesi kosovar të mbetet në Superligën turke. Sipas mediumit turk “Fanatik”, klubet tashmë janë marrë vesh që 26 vjeçari të mos kthehet në “Carroë Road” në verën që vjen.

    Me këtë rast, bisedat do të thellohen në javët në vazhdim, ku do të vendoset përfundimisht nëse Noruiçi do ta shesë përfundimisht futbollistin ofenziv, apo do t’ia japë Galatasarayt hua edhe për një vit.

    Turqit sigurisht që janë të interesuar ta blejnë përfundimisht kartonin e yllit kosovar, për të cilin i ofrojnë 5 milionë euro. Por, klubi nga Championshipi anglez i kërkon së paku 10 milionë për lojtarin ofanziv.

    Prandaj, duke e pasur parasysh që oferta dhe kërkesa janë larg njëra-tjetrës, nuk përjashtohet mundësia që Rashica ta kalojë edhe një vit në formë huazimi në Stamboll.

    Vushtrriasi ka kontratë me Noruiçi deri në vitin 2025, ndërsa luajti një vit në këtë ekip, prej nga u largua pas rënies nga Premierliga.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.