Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ministra nuk reflekton, për disa klube e ka bllokuar gjithë futbollin
    Ballina-1

    Ministra nuk reflekton, për disa klube e ka bllokuar gjithë futbollin

    30/03/2023 15:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tashmë gjithçka është e qartë. Federata e Futbollit e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kriteret për licencim në MKRS, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe ministri Hajrulla Çeku.

    Ajo çfarë ka mbetur është se disa klube nuk kanë mundur t’i plotësojnë dokumentet ende dhe kjo ka bërë që Ministria përkatësisht Komisioni për licencim të mos lëshojë pe dhe vazhdon ta mbajë të bllokuar futbollin.

    Klubet janë në pritje nga ministri nga i cili po presin një reflektim, pasi ato nuk duan të bëhen viktimë e moslicencimit për shkak që një pjesë e klubeve nuk i kanë plotësuar dokumentat. Sipas tyre ata kërkojnë një zgjidhje tash ndërsa për klubet që nuk I përmbushin kriterët t’u jepet një afat shtesë.

    Çeku dje në një intervistë për Presing në T7 tha se federate i ka plotësuar kriteret dhe kanë mbetur edhe disa klube me shpresë se brenda pak ditëve Komisioni do të dal me një vendim dhe ky proces tejet i tej zgjatur do të përfundojë me një licencim.

    Dita e fundit e afatit për vitin fiskal është nesër dhe nëse kjo datë ikën atëherë klubet do të përjetojnë një krizë të madhe dhe dikush duhet ta marrë këtë përgjegjësi.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.