Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ministri Çeku i prerë karshi serbëve: S’do të lejojmë gara ilegale në Kosovë
    Ballina-2

    Ministri Çeku i prerë karshi serbëve: S’do të lejojmë gara ilegale në Kosovë

    11/04/2023 12:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku i është përgjigjur me një postim letrës që ia dërgoi UEFA-s, Federata Serbe e Futbollit për garat ilegale të saj në territorin e Kosovës.

    Përmes kësaj letre nuk është treguar realiteti në terren, përkatësisht fakti që garat e serbëve lokalë në Kosovë organizohen nga Federata e Futbollit e Serbisë.

    Dhjetë ditë më parë nisi e ashtuquajtura Ligë e Anamoravës, ku xhiron e parë e zhvilluan dhjetë ekipe të serbëve. Është kjo një prej ligave qarkore të Federatës së Futbollit të Serbisë, që në Kosovë konsiderohet si ilegale.

    E ministri kosovar ua ka bërë me dije serbëve që garat ilegale nuk do të lejohen të mbahen në territorin e Kosovës.

    Në të kaluarën, serbët kanë luajtur në Kosovë si në bahçe të babës, duke i zhvilluar aktivitetet në territorin e Republikës së Kosovës, por në kuadër të ligave serbe.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.