Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ministri Çeku i zbulon më të rejat rreth stadiumit “Adem Jashari”
    Ballina-2

    Ministri Çeku i zbulon më të rejat rreth stadiumit “Adem Jashari”

    08/03/2023 15:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka zbuluar detaje rreth situatës që lidhet me stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

    Ai ka theksuar se çështja e shpronësimit është në rrugë të mirë dhe se, pasi të mbyllet ajo, do të nis renovimi i këtij stadiumi, i cili ka përfunduar në një gërmadhë, pak vite pasi aty ishte zhvilluar ndeshja e parë ndërkombëtare pas lejes së dhënë nga FIFA.

    “Projekti i stadiumit, rinovimi i stadiumit ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë është në fazën e fundit të rregullimit të çështjes së shpronësimit dhe këtu jemi duke punuar bashkë me ministrin Aliu për ta përmbyllë një çështje problematike që do të duhej të ishte përmbyllur para se të fillonte ky projekt. Për fat të keq ka nis projekti pa u qartësuar çështja e pronave, por besoj që shumë shpejt do të përfundojë kjo çështje e shpronësimit dhe punimet do të rifillojnë, sepse operatori tashmë është në kontratë lidhur me Ministrinë dhe është në pritje të zgjidhjes së çështjes së shpronësimit. Unë jam i bindur që shumë shpejt do ta përmbyllim këtë çështje të shpronësimit dhe kjo i bie autorizim për operatorin me të cilin jemi në komunikim të përhershëm për t’i vazhduar punimet e renovimit të stadiumit ‘Adem Jashari’”, u shpreh ministri Çeku në konferencë për shtyp sot. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.