Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ministri Çeku: Largimi i flamurit të Kosovës nga Serbia është veprim i dënueshëm, presim sqarim nga UEFA
    Ballina-2

    Ministri Çeku: Largimi i flamurit të Kosovës nga Serbia është veprim i dënueshëm, presim sqarim nga UEFA

    03/04/2025 19:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka reaguar për heqjen e flamurit të Kosovës në Kongresin e 49 të UEFA-s në Beograd. Ministri Çeku ka thënë të enjten mbrëma për KOHËN se largimi i flamurit të Kosovës është veprim i dënueshëm. Ai ka thënë se për incidentin përgjegjës janë Federata e Futbollit e Serbisë dhe UEFA.

    “Fillimisht, çfarëdo largimi i flamurit të Kosovës është veprim i dënueshëm. Është totalisht i papranueshëm për ne si shtet, si institucione. Ky veprim është edhe kundër vetë rregullave të UEFA-s sepse Federata jonë e futbollit është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Për këtë arsye ne presim edhe sqarime nga vetë UEFA. Ndërkohë, ne jemi të vetëdijshëm që Federata mikpritëse në këtë rast ka qenë ajo e Serbisë, sepse ngjarja është organizuar në Serbi. Por, gjithsesi është ngjarje e UEFA-s, ka qenë Kongresi i UEFA-s. Prandaj, këtu përgjegjësia është e përbashkët”, ka thënë ministri Çeku.

    Ai ka shtuar se gjuha e përdorur nga Federata e Futbollit e Serbisë konfirmon qasjen armiqësore ndaj Kosovës.

    “Natyrisht, ne e kemi parë publikisht pozicionin e Federatës së Serbisë. E kemi lexuar edhe deklaratën e tyre. E këtu nuk ka asgjë të re. Me gjuhën që e kanë përdorur, Federata e Serbisë vetëm e ka rikonfirmuar që shteti serb vazhdon të ketë qasje të njëjtë armiqësore ndaj Kosovës, e në këtë rast për më keq duke mos e kursyer as sportin në realizimin e politikës së saj shoviniste ndaj shtetit tonë. Pra, në këtë moment, është shumë e rëndësishme që të presim edhe sqarimin zyrtar nga UEFA, sepse kjo ka qenë ngjarje e tyre dhe të kuptojmë saktë se çfarë ka ndodhur. Dhe pas asaj, të dimë se kush duhet të jap përgjegjësi për këtë veprim totalisht të papranueshëm dhe të dënueshëm që ka ndodhur në Kongresin e UEFA-s”, ka theksuar ministri Çeku.

    Federata e Futbollit të Serbisë të enjten tha se ka hequr simbolet e Kosovës në Kongresin që u mbajt në Beograd.

    Ndërkaq nga FFK-ja thanë se Kosova mori pjesë me simbole shtetërore.

    UEFA ende s’ka dalë me reagim.

    TË LIDHURA

    Kosova barazon, i mbetet të luftojë në plejof që të kthehet në Ligën B

    03/06/2025 22:07

    Dyshja e talentuar e Kosovës U19, Engjell Krasniqi dhe Floni Selimi duan fitore në miqësore

    03/06/2025 22:05

    Ballkani kthen Nderim Nexhipin si drejtor sportiv

    03/06/2025 19:32

    Drilon Islami me synim të qartë – përmes Clujit te kombëtarja e Kosovës

    03/06/2025 18:08
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.