Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ministri Çeku për stadiumin “Fadil Vokrri”: Fusha e riparuar me hibrid është fjala e fundit e teknologjisë
    Ballina-2

    Ministri Çeku për stadiumin “Fadil Vokrri”: Fusha e riparuar me hibrid është fjala e fundit e teknologjisë

    28/08/2024 19:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ka thënë se fusha e stadiumin “Fadil Vokrri” është gati për ndeshje ndërkombëtare dhe se tash gjendja e tij është jashtëzakonisht e mirë.

    Sipas tij fusha me bari hibrid është fjala e fundit e teknologjisë dhe do të jetë në gjendje të përballojë gjitha kushtet atmosferike.

    Njoftimi i plotë i ministrit:

    🏟️ Me investimin e ri, stadiumi “Fadil Vokrri” është gati të mirëpresë ndeshje të mëdha me një fushë që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare.

    Fusha e re është ndërtuar duke përdorur sistemin hibrid, i cili është fjala e fundit e teknologjisë në botë. Ky sistem garanton qëndrueshmëri dhe performancë të lartë të fushës në çdo kusht atmosferik.

    Përveç sistemit hibrid, stadiumi tani ka një sistem të përparuar të drenazhimit dhe ngrohjes, i cili siguron që fusha të jetë gjithmonë në gjendje optimale për lojë. Pajisjet e specializuara për mirëmbajtje janë blerë, dhe stafi është trajnuar për tu siguruar që fusha të mbetet në kushte të përsosura për çdo ndeshje.

    Investimi i përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës ka vlerën 1.3 milion euro, ndërsa u realizua nga një kompani e certifikuar nga FIFA, me përvojë të gjerë në ndërtimin e fushave hibride në të gjithë botën.

    Në shtator, stadiumi “Fadil Vokrri” do të presë ndeshjen e parë të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.