Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ministri Çeku përgëzon FFK-në për punën e jashtëzakonshme në Kampin Nacional në Hajvali
    Ballina-2

    Ministri Çeku përgëzon FFK-në për punën e jashtëzakonshme në Kampin Nacional në Hajvali

    18/02/2023 21:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali dita-ditës po merr pamje të shkëlqyeshme.

    Njëri nga objektet e këtij kompleksi tashmë është në funksion të plotë dhe ka pritur për akomodim disa ditor Kombëtaren U17 të vajzave. Ndërkohë me ritëm të shpejtë është duke u punuar edhe në stadiumin qendror të këtij kompleksi, ku tashmë janë ndërtuar tribuna lindore dhe pjesa më e madhe e tribunës perëndimore.

    E këtij kompleksi po i gëzohet edhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, i cili sot ka përgëzuar kreun e FFK-së, Agim Ademi, për punën e jashtëzakonshme në ndërtimin e këtij kompleksi sportiv.

    “Jemi këtu në një kompleks të jashtëzakonshëm, i cili tashmë ka marrë formë dhe sipas presidentit të federatës brenda vitit do ta inaugurojmë. Por edhe kështu siç është, një vend i jashtëzakonshëm, një investim i madh me mbështetje nga UEFA, një punë e jashtëzakonshme e FFK-së. Shpresoj se së shpejti të jemi prap këtu për aktivitete tjera. E falënderoj presidentin e FFK-së për këtë organizim”, ka theksuar ministri Çeku në hapje të ndeshjes së veteranëve të Kosovës dhe Gjermanisë, e cila u zhvillua sot në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.