Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ankesa e Kosovës në FIFA, ministri Çeku thotë se serbët ia kanë kërcënuar me vrasje familjen
    Ballina-2

    Ankesa e Kosovës në FIFA, ministri Çeku thotë se serbët ia kanë kërcënuar me vrasje familjen

    27/11/2022 23:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se ka pranuar qindra mesazhe fyese e kërcënuese nga Serbia, pasi ka njoftuar opinionin botëror për provokimin e përfaqësueses së Serbisë në Botërorin 2022 në Katar.

    Çeku ka thënë se ka pranuar edhe kërcënime me vrasje.

    “Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor. Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare. Reagimet publike të shumë qytetarëve tanë i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s. Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese”, ka shkruar Çeku në Facebook.

    FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Serbisë për flamurin që ishte paraqitur në zhveshtore të Përfaqësueses së Serbisë. Në zhveshtore para ndeshjes me Brazilin ishte paraqitur një hartë e Kosovës e sipër saj flamuri i Serbisë dhe në të kishte fjalët “nuk ka dorëzim”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.