Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ministri Hajrulla Çeku flet për FFK-në dhe për Federatat tjera që s’janë licencuar ende
    Ballina-1

    Ministri Hajrulla Çeku flet për FFK-në dhe për Federatat tjera që s’janë licencuar ende

    28/12/2022 16:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku i ka zënë në gojë sot Federatat sportive që nuk janë licencuar ende nga institucioni që e drejton ai.

    Njëra prej tyre është edhe Federata më e madhe në vend, ajo e Futbollit, për të cilën është çuar shumë pluhur në ditët e fundit.

    FFK-ja, njëjtë si mbi 10 Federata të tjera, nuk i kanë plotësuar ende kriteret e licencimit pasi dokumentacioni i parë, të cilin e dërgoi në fund të muajit të kaluar, nuk ka qenë i kompletuar dhe për këtë, Komisioni për Licencimin e Federatave Sportive ka kërkuar dokumente shtesë.

    Deri tash, as FFK-ja e as Federatat tjera që s’janë licencuar, nuk kanë sjell dokumente me argumente dhe fakte shtesë që e vërtetojnë se e meritojnë ta marrin licencimin.

    Për të folur për këtë temë është përkujdesur Ministri i Sportit sot në një konferencë për shtyp, ku u prezantua përkrah kryeministrit Albin Kurti.

    “Licencimi është duke vazhduar si proces nga vera e këtij viti kur është miratuar udhëzimi administrativ. Deri dje janë licencuar 9 Federata, të fundit ishin Volejbolli, Basketbolli dhe Atletika, që i morën zyrtarisht licencat nga Ministria e Sportit. Federata e Futbollit është një nga mbi 15 Federatat që janë në procedurë të licencimit dhe po ndodh ajo e zakonshmja: Komisioni i Licencimit po i dërgon komentet për plotësime të dokumenteve dhe të kritereve të caktuara. Dhe, unë besoj që me këtë dinamikë të punës, nga pjesa e parë e vitit të ardhshëm do të mbyllet komplet licencimi i Federatave të sportit”, deklaroi Çeku pas mbledhjes së Qeverisë.

    Klubet e futbollit janë ankuar në ditët e fundit pasi nuk po donatorët e tyre nuk po mund të pajisen me dokumentin që ua mundëson lehtësimet në tatime, siç është e parashikuar me ligj, për faktin se Ministria e Sportit nuk ia lëshon këtë dokument një klubi që është pjesë e një Federate që s’është licencuar ende, shkruan “Gazeta Express”.

    Në Federatën e Futbollit thonë se shpejt do t’i dërgojnë dokumentet shtesë të kërkuara dhe janë optimistë se do kjo Federatë do të licencohet.

    Sidoqoftë, në dy dokumentet e publikuara para dy ditësh nga kreu i FFK-së, Agim Ademi në “Facebook”, janë vërejtur disa mangësi, të cilat mund të rezultojnë në një tjetër përgjigje negative nga MKRS-ja. 

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.