Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ministri ukrainas i Sportit: 262 atletë ukrainas të vrarë nga lufta
    Ballina-1

    Ministri ukrainas i Sportit: 262 atletë ukrainas të vrarë nga lufta

    02/04/2023 11:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministri i Sportit në Ukrainë, Vadym Huttsait, tha të shtunën se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka marrë jetën e 262 atletëve ukrainas dhe ka lënë të shkatërruara 363 objekte sportive.

    Gjatë një takimi me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, Morinari Watanabe, Huttsait tha se asnjë atlet nga Rusia nuk duhet të lejohet në Lojërat Olimpike ose gara të tjera sportive.

    Ata të gjithë e mbështesin këtë luftë dhe marrin pjesë në ngjarjet e organizuara në mbështetje të kësaj lufte” tha Huttsait, sipas dokumentit të publikuar në uebfaqen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt.

    Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar kthimin gradual të atletëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare si neutralë. Ende nuk është marrë vendimi për pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike të radhës, që do të mbahen më 2024 në Paris.

    Ukraina tha të premten se atletët e saj nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike 2024 nëse do të duhet të konkurrojnë kundër atletëve rusë – vendim ky Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka kritikuar.

    Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur ta verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e atletëve ukrainas të vrarë apo numrin e objekteve të shkatërruara.

    Pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, një numër atletësh të nivelit kombëtar ukrainas i janë bashkuar vullnetarisht ushtrisë për ta mbrojtur vendin e tyre.

    Midis të vrarëve gjatë këtij viti ka qenë patinatori Dmytro Sharpar, i cili vdiq në një betejë pranë Bahmutit, dhe Volodymyr Androshchuk, kampioni 22-vjeçar i dekatlonit. /REL/

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.