Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ministria e Sportit po e shkel edhe ligjin për OJQ, po tenton me çdo kusht të ndërhyjë në punët e Federatës duke e rrezikuar përjashtimin nga UEFA e FIFA
    Ballina-1

    Ministria e Sportit po e shkel edhe ligjin për OJQ, po tenton me çdo kusht të ndërhyjë në punët e Federatës duke e rrezikuar përjashtimin nga UEFA e FIFA

    19/11/2022 22:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sporti kosovar po hynë në një fazë tejet delikate madje duke rrezikuar në masë të madhe edhe penalizmin nga Federatat Ndërkombëtare, shkruan Gazeta Sport.

    Është Ministria e Sportit e cila kohëve të fundit po ndërhynë direkt në punët e Federatës së Futbollit të Kosovës duke e kërcënuar se nuk do ta licencojë në mënyrë që t’ua bllokojë sponsorët edhe klubeve.

    Ministri Hajrulla Çeku, pavarësisht se e ka të qartë se ndërhyrja e politikës në sport çon direkt në pezullimin e futbollit nga FIFA e UEFA, ai vazhdon të këmbëngulë për ta shpallur të pavlefshëm Kuvendin e  FFK-së, ani pse dy gjykata për Ankesa nuk kishin gjetur shkelje, madje edhe tre anëtarët e Ministrisë që ishin prezentë në Kuvend në raportin e tyre nuk kishin evidentuar asnjë shkelje.

    Një tjetër ndërhyrje të madhe Ministria e Sportit po e bënë duke e shkelur edhe Ligjin për OJQ. Aty saktësisht shkruhet se “Institucionet publike nuk ndërhyjnë në të drejtat dhe liritë e OJQ-së dhe personave që ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e asociimit”.

    Ligji i OJQ-ve është shumë i qartë ku saktësisht shkruan se: “OJQ është e pavarur në përcaktimin e objektivave dhe aktiviteteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    OJQ është e pavarur në organizimin dhe menaxhimin e saj të brendshëm, për të përcaktuar fushë veprimtarinë e saj, si dhe të veprojë në nivel lokal, kombëtar ose ndërkombëtar”.

    Të kujtojmë se Kuvendi i FFK-së, ku presidenti Agim Ademi mori mbështetjen e 44 delegatëve për ta udhëhequr edhe një mandat futbollin kosovar , u vlerësuar drejt dhe si shumë i rregullt nga UEFA, FIFA dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, dhe është befasuese sesi Ministria heziton të licencojë një federatë duke mos përfilluar as edhe vullnetin e delegatëve të cilët janë njerëz të futbollit dhe investojnë në futbollin kosovar për ta ngritur sa më lartë.

    Së fundmi janë parë edhe rezultate fantastike ku Liga e Kosovës është ranguar shumë më lartë sesa Ligat e Rajonit, duke lënë mbrapa Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi e Bosnjën, dhe ky sukses nuk duhet penguar askënd e aq më pak Ministrinë e cila është e thirrur ta ndihmojë dhe ta ngrish futbollin e assesi ta pengojë zhvillimin e tij.

    Gjithsesi, kjo ndërhyrje e ministritë është e qartë. Njerëzit e interesit duke mos mundur të gjejë votë tek delegatët, tashmë kanë nisur t’i përdorin institucionet për ta larguar nga pozita e presidentit Agim Ademin, por delegatët e futbollit e kanë dhënë fjalën e vet në Kuvend dhe çdo ndërhyrje do të cilësohet ndërhyrje politike dhe do ta qojë futbollin e Kosovës në përjashtim nga UEFA e FIFA. /Gazeta Sport/

    TË LIDHURA

    Spalletti largohet me fitore nga Italia

    09/06/2025 23:42

    Shkëlqen Haaland, Norvegjia drejt kualifikimit në Botëror

    09/06/2025 23:39

    Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

    09/06/2025 22:19

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.