Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Miqësore në mes të Kupës së Botës – këtë gjë e bën Franca vetëm 24 orë pas fitores ndaj Australisë dhe triumfon sërish
    Ballina-2

    Miqësore në mes të Kupës së Botës – këtë gjë e bën Franca vetëm 24 orë pas fitores ndaj Australisë dhe triumfon sërish

    23/11/2022 23:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Franca e filloi mbrojtjen e titullit të kampionit të botës me fitoren ndaj Australisë me rezultat 4-1, por sonte janë rikthyer sërish në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore në mes të Kupës së Botës.

    Përzgjedhë i Francës, Didier Deschamps, mori një vendim krejtësisht të papritur, ku caktoi për sot një ndeshje miqësore fillimisht ndaj klubit nga Katari, Al Gharaf.

    Ky klub ka lojtarë të njohur si Yacine Brahimi, Ishak Belfodil dhe Mehdi Tahrat, por që në fund e anuluan takimin.

    Pas kësaj ndeshja u caktua ndaj Al-Markhiya, që po ashtu luan në nivelin më të lartë të futbollit në Katar.

    🇫🇷 Les remplaçants tricolores se sont facilement imposés 4-0 face à une équipe de D1 qatarie ce mercredi, avec notamment un doublé de Marcus Thuram.https://t.co/vHnYF76Nc6

    — RMC Sport (@RMCsport) November 23, 2022

    13 lojtarë që ishin në banë të martën kundër Australisë (4-1), fituan lehtësisht këtë takim me rezultat 4-0.

    Marcus Thuram shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Eduardo Camavinga dhe Jordan Veretout.

    Skuadra e Francës ka tre ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e saj të dytë në këtë Botëror kundër Danimarkës (shtunë nga ora 17:00).

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.