Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mirel Josa flet për interesimin e Dritës: E respektoj interesimin, por nuk kam kontakt
    Ballina-2

    Mirel Josa flet për interesimin e Dritës: E respektoj interesimin, por nuk kam kontakt

    15/12/2022 15:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit nga puna të Ardian Nuhiu tre javë më parë.

    Skuadra gjilanase ende nuk ka vendosur për të parin e shtabit teknik, derisa në listë kanë disa emra.

    Njëri nga trajnerët që pëlqehet nga gjilanasit është Mirel Josa, që aktualisht është në krye të Vllaznisë së Shkodrës.

    E para ndeshjes me Kastriotin, Josa ka folur për interesimin e Dritës, duke thënë se e respekton atë, por që nuk ka kontakt me klubin gjilanas dhe është i fokusuar te Vllaznia.

    “Unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Unë respektoj ekipin aktual që jam. Kam një kontratë me të. Nëse ka interesim, sepse kur ka interesim për një person në skuadër, qoftë trajner, qoftë pjesëtar i stafit, qoftë lojtar, duhet ta respektosh”.

    “Të respektosh interesimin që kanë klubet e tjera karshi teje, por është një problem që unë nuk mendoj shumë për atë punë. Unë mendoj për punën time këtu”.

    “Nga klubi i Dritës unë nuk njoh askënd. Unë njoh vetëm nga Prishtina që kam punuar dy vite atje”, deklaroi Josa në konferencën për shtyp. 

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.