Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mirlind Daku flet pas largimit nga Përfaqësuesja e Kosovës, tregon se ka të bëj me shkaqe shëndetësore
    Ballina-1

    Mirlind Daku flet pas largimit nga Përfaqësuesja e Kosovës, tregon se ka të bëj me shkaqe shëndetësore

    17/11/2022 15:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mirlind Daku ka qenë i ftuar me plotë meritë për dy ndeshjet e muajit nëntor nga Kombëtarja A e Kosovës.

    Pas fillimit të stërvitjeve, Daku u detyrua të largohet nga grumbullimi shkaku i arsyejeve shëndetësore dhe nuk u paraqit në ndeshjen e parë miqësore ndaj Armenisë që u mbyll pa fitues 2-2.

    Sulmuesi gjilanas ka shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale se ka qenë i sëmurë dhe i vije keq që nuk ka mundur të jetë në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës.

    “Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën. Më vije shumë keq që nuk munda të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës”.

    Krejt në fund Daku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve.

    “Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin, tani jam duke marrë terapinë dhe po bëhem më mirë”, ka shkruar Daku.

    24-vjeçari po kalon nëpër një formë të mrekullueshme këtë sezon me Muran në Slloveni, ku në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 14 gola e ka asistuar në një tjetër.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.