Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Mirlind Daku nuk shitet lirë, ka interesim nga Spanja dhe Italia” – presidenti i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e sulmuesit  
    Ballina-1

    “Mirlind Daku nuk shitet lirë, ka interesim nga Spanja dhe Italia” – presidenti i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e sulmuesit  

    30/04/2025 18:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Rubin Kazanit, Marat Safiullin, ka konfirmuar se klubi nuk ka ndërmend ta shesë lirë sulmuesin e kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili ka zgjuar interesimin e disa klubeve evropiane. 

    Sulmuesi ka treguar formë të lartë prej se është bashkuar me klubin rus, duke e rritur vlerën e tij. 

    “Daku ka edhe një vit kontratë me ne. Ka oferta konkrete për ta blerë, por çmimi i tij është i lartë. Pothuajse të gjithë lojtarët tanë kanë fituar vlerë në treg, përfshirë edhe Mirlind Dakun”.

    “Klube nga Spanja dhe Italia janë duke e ndjekur me vëmendje”, ka deklaruar Safiullin për “Business Online”. 

    Daku iu bashkua Rubin Kazanit në korrik të vitit 2023 dhe që nga atëherë ka bërë 58 paraqitje, duke realizuar 21 gola dhe dhënë 12 asistime.

    Ai ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026, ndërsa vlera e tij aktuale në tregun e transferimeve vlerësohet në rreth 7 milionë euro.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.