Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Misteri Edon Zhegrova!
    Ballina-2

    Misteri Edon Zhegrova!

    03/11/2022 12:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova ishte transferuar me ambicie të mëdha në kampionatin francez në dimrin e kaluar.

    Futbollisti kosovar ishte larguar nga Baseli për ta provuar një eksperiencë të re në Lille.

    Pasi e zbuloi gradualisht Ligue 1 dhe dukej se po ambientohej, duke marrë vrull në fund të sezonit të kaluar, përfaqësuesi kosovar ka nisur të zhduket si një meteor.

    Portali francez “le11hdf.fr” ia ka kushtuar një shkrim futbollistit ofanziv, të cilin e ka konsideruar si një “mister”, përcjell “Gazeta Express”.

    Ish-trajneri i Lillet, Jocelyn Gourvennec e kishte çuar në qiell ish-futbollistin e Prishtinës pak muaj pasi e kishte transferuar klubi francez.

    “Ai mund ta bëjë diferencën në një kundër një. Është i mirë në driblim, pasim apo edhe në goditje. Gjithashtu, është një djalë që po dëgjon. Po përparon pak nga pak, kjo është pozitive”, kishte thënë ai.

    Zhegrova kishte shënuar gola ndaj Clermont e Angers sezonin e kaluar, ndërsa i kishte bërë disa ndeshje të shkëlqyeshme në fanellën e Lillet, me ç’rast ishte pranuar mjaft ngrohtë nga stadiumi “Stade Pierre-Mauroy”.

    Pavarësisht largimit të Jocelyn Gourvennec dhe ardhjes së Paulo Fonsecas si trajner, ish-lojtari i Baselit ishte ende pjesë e projektit të Lillet në fillim të sezonit.

    Ai luajti ndaj Ajaccio, Nice e pastaj edhe kundër Montpellier në gusht dhe në shtator.

    Por, fatkeqësisht, Edoni më pas e pati një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.

    Që nga ajo kohë, futbollisti anësor i ka luajtur veç 6 minuta kundër Strasburgut.

    Një rënie e madhe për një lojtar premtues dhe me një të ardhme të ndritshme, për të cilin flitej se gjatë verës që shkoi, interesim kishte shfaqur edhe Arsenali, shkruan “Gazeta Express”.

    Tash, Zhegrova do ta ketë të vështirë ta rikthejë vendin e titullarit pasi pozitën e tij e ka zënë Adam Ounas.

    23 vjeçari e ka përpara edhe lojtarin në superformë, Jonathan Bamba, pastaj edhe Rémy Cabella dhe Jonathan David.

    Madje, trajneri Fonseca e ka provuar edhe Mohamed Bayon në pozitë ofanzive, që nënkupton se punët për Zhegrovën janë vështirësuar tej mase për të pasur më shumë minutazh në ekipin francez. 

    TË LIDHURA

    Fitorja e tretë rresht për Milanin

    09/05/2025 22:54

    Rapidi po e konsideron kthimin e Rrahmanit

    09/05/2025 17:35

    FSHF-ja e konfirmon polakun Marciniak si gjyqtar të ndeshjes për titull

    09/05/2025 17:32

    Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkuseni në fund të sezonit

    09/05/2025 14:29
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.