Futboll ndërkombëtar

Mjekët ia ndalojnë përkohësisht futbollin Mazraouit

Mjekët ia ndalojnë përkohësisht futbollin Mazraouit

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Noussair Mazraoui, do të jetë larg futbollit për një periudhë të caktuar pasi u diagnostikua me inflamacion të indit të zemrës për shkak se ishte i infektuar me COVID-19. Klubi gjerman ka thënë se Mazraoui nuk luajti për Marokun në fitoren ndaj Portugalisë në çerekfinalen e Kupës së Botës pasi ishte

Besnik Batusha

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Noussair Mazraoui, do të jetë larg futbollit për një periudhë të caktuar pasi u diagnostikua me inflamacion të indit të zemrës për shkak se ishte i infektuar me COVID-19.

Klubi gjerman ka thënë se Mazraoui nuk luajti për Marokun në fitoren ndaj Portugalisë në çerekfinalen e Kupës së Botës pasi ishte me COVID-19, dhe nuk kompletoi ndeshjen ndaj Francës në gjysmëfinale.

Ai nuk luajti fare në ndeshjen për vendin e tretë kundër Kroacisë, me supozimin se kishte probleme me muskuj.

Por testet e mëtejshme mjekësore pas kthimit të tij në Bayern zbuluan se perikardi i Mazraouit – një pjesë mbrojtëse e mbushur me lëngje që rrethon zemrën dhe e ndihmon atë të funksionojë – është inflamuar.

Bild raporton se 25-vjeçari do të jetë jashtë fushave për së paku tetë javë.

Në janar të vitit të kaluar, mbrojtësi tjetër i Bayernit, Alphonso Davies, ishte diagnostikuar me një problem të ngjashëm të zemrës pasi ishte infektuar me COVID-19. Nuk luajti tre muaj.

BayernMarokoMazraoui

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions