Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mjeku i njohur: Ndalimi i birrës vendimi më i mirë në Botëror, nuk do të shohim skena të ndyra si në Francë e Angli
    Ballina-1

    Mjeku i njohur: Ndalimi i birrës vendimi më i mirë në Botëror, nuk do të shohim skena të ndyra si në Francë e Angli

    23/11/2022 10:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zhvillimi i Kupës së Botës në Katar ka hapur mjaft debate në gjithë botën dhe ato nuk kanë munguar as në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ që transmetohet në “Ora TV“.

    Petrit Vargu mbështet vendimin për të zhvilluar këtë kompeticion në shtetin e vogël të Katarit, pasi është në një distancë gjeografike më të afërt me të gjithë popujt dhe e përcjell më mirë mesazhin e bashkimit dhe dashurisë. Sa i përket ndalimit të pijeve alkoolike, mjeku shqiptar është plotësisht dakord me këtë rregull, pasi do të shmangen skenat e huliganizmit që i shohim shpesh në zemër të Evropës.

    “Janë të gjithë stadiumet 40-80 mijë vende. Nuk janë si stadiumet e Francës me 25 mijë vende. Stadiumi më i vogël është 44 mijë vende. E para kjo. E dyta, është një festë e madhe që po bëhet aty, sepse për të parën herë po luhet një Kampionat Botëror ku vendi më i largët është 46 milje nga njëri-tjetri. Të gjithë popujt janë afër dhe më tepër se këtë radhë mesazhi i afrimit, i dashurisë dhe i respektit nuk ka për të qenë ndonjëherë. Në qoftë se kanë ndaluar pijen, të jeni të sigurt që ato shfaqje të ndyra që kemi parë në Francë e në Angli me huliganë që rrahin njerëzit këtu nuk do i shohim. Është një model i një Kampionati Botëror. Natyrisht që kur kundërshtohen fuqitë e mëdha të futbollit dhe shkohet në një vend të vogël si Katari, këto gjëra do jenë: ‘Mungon birra, mungon duhani etj.‘. Për mua këto janë absurde“, ka thënë Petrit Vargu./GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Rey Manaj: Kishte mendime se do të fitojmë lehtë

    10/06/2025 23:28

    Kristjan Asllani: Jemi shumë të mërzitur, nuk e di pse nuk vjen goli

    10/06/2025 23:26

    Dëshpëron Shqipëria, lëshon pikë të rëndësishme

    10/06/2025 22:43

    VIDEO | Barazon Letonia

    10/06/2025 21:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.