Vendimi i fundit i Komisionit për Licencim të Klubeve sportive në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përbën një ndërhyrje direket në futboll dhe kjo rrezikon maksimalisht ndërhyrjen edhe të FIFA-së e cila nuk lejon përzierjen e shtetit në sport.
Në rekomandimet e dërguara ditë më parë të MKRS-së në FFK, duke e kontestuar Kuvendin e Punës që u mbajt në shkurt të këtij viti, pasi janë bërë disa shkelje, e ku në një rast përmendet votimi i skuadrës së Besës dhe Istogut, tregon qartë ndërhyrjen në vendimmarrje të klubeve.
Aty thuhet se Besa dhe Istogu nuk kanë pasur të drejtë vote pasi nuk janë të licencuara në MKRS, ani pse të dyja janë anëtare të FFK-së dhe marrin pjesën në garat që organizon FFK-ja.
Kjo i bie që nëse një klub dëshiron të votojë dhe të jetë vendimmarrëse në Kuvendin e FFK-së, fillimisht duhet të marrë licencën në MKRS, që nënkuptohet se pa marrë leje nga MKRS nuk mund të jenë pjesë e vendimmarrjes në Kuvendin e FFK-së.
Deri tash ka qenë që klubet për të përfituar financiarisht përmes Ligjit të Sponsorizimit duhet të jenë të licencuara në MKRS, ndryshe nuk mund të përfitojnë financiarisht, por tash përmes Ligjit për Sport një klub që nuk licencohet në MKRS nuk ka drejtë as vendimmarrje në Kuvendin e FFK-së.
Gjithsesi, kjo është një ndërhyrje dhe rrezikon që FIFA, të marrë masa pasi klubet dhe Federata duhet të jenë të pavarura dhe në asnjë mënyrë të ndikuara për të qenë pjesë e vendimmarrjes në Kuvendin e FFK-së.