Futboll ndërkombëtar

Modriq: E kemi treguar forcën mentale

Modriq: E kemi treguar forcën mentale

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq, beson se rruga nëpër të cilën ka kaluar skuadra kroate, ka treguar se do të shfaqë shumë probleme për Brazilin të premten në çerekfinale të Botërorit. “E kemi treguar forcën tonë mentale në një të tetën e finales ndaj Japonisë. Ndeshja e fundit na jep vetëbesim. Ne mund ta bëjmë

Besnik Batusha

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq, beson se rruga nëpër të cilën ka kaluar skuadra kroate, ka treguar se do të shfaqë shumë probleme për Brazilin të premten në çerekfinale të Botërorit.

“E kemi treguar forcën tonë mentale në një të tetën e finales ndaj Japonisë. Ndeshja e fundit na jep vetëbesim. Ne mund ta bëjmë një gjë të tillë sërish dhe jemi të përgatitur për penallti tjera. Nuk e di se për sa kohë do të jem në përfaqësuese, por jam 100% i fokusuar në këtë Botëror, e më pas do të mendoj për të ardhmen”, ka thënë Modriq të enjten në konferencën për shtyp.

Se është nder dhe krenari për një skuadër ballafaqimi me brazilianët, e ka përmendur përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliq.

“Kjo ndeshje është e krahasueshme me finalen ndaj Francës në vitin 2018. Do të doja që të luanim ndaj një skuadre të fortë si Brazili më vonë, por ne kemi ambicie”, ka thënë përzgjedhësi Daliq. “Nuk ka motivim më të madh sesa në çerekfinale të luash ndaj Brazilit. Secili e ëndërron këtë lojë. E dimë se çfarë ndikimi ka Brazili në botën e futbollit dhe nuk kemi çfarë të humbur. Mos harroni se Kroacia është në mesin e tetë skuadrave më të mira në botë dhe duam të bëjmë mirë”, ka theksuar ai.

KroaciaModriq

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions