Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Modriq në lot pas debaklit nga Manchester City
    Ballina-1

    Modriq në lot pas debaklit nga Manchester City

    18/05/2023 11:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     Mesfushori kroat Luka Modriq ishte një nga lojtarët më të dobët të Real Madridit në debaklin e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

    Videot pas ndeshjes tregojnë Modriqin në lot teksa jepte intervistë për gazetarët.

    Modriq u zëvendësua në minutën e 63-të të ndeshjes, të cilën kampionët aktualë të Evropës e humbën 4:0 dhe u eliminuan nga gara më e fortë me rezultat të përgjithshëm 5:1.

    “Ne nuk ishim të mirë. Ne donim të luanim ndryshe dhe më mirë, por nuk ia dolëm. City ishte superior. Kështu ndodhi. City ishte shumë më mirë. Ne duhet ta pranojmë dhe t’i urojmë ata. Tani duhet ta pranojmë disfatën dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë më pas. Gjithmonë kur humbet Reali, gjithçka bëhet e madhe dhe e rëndësishme. Ka shumë analiza dhe kritika. Duhet të jetojmë me të dhe jemi mësuar me të. Kritikat nuk do të na varrosin, veçanërisht ato konstruktive dhe ne duhet t’i pranojmë pas një disfate kaq të rëndë”, u ka thënë Modriq gazetarëve.

    Shumica e pyetjeve dhe kritikave pas eliminimit të Realit i drejtoheshin trajnerit Carlo Ancelotti dhe Modriq komentoi edhe pyetjen nëse ky ishte fundi i epokës së Realit.

    “Trajneri meriton të qëndrojë në vendin e tij edhe pas kësaj disfate. Ai na solli kaq shumë trofe dhe sezonin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm. Nuk ka nevojë për drama. Do të shohim. Tani duhet të vazhdojmë. Nuk dua të flas për të ardhmen time. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

    Modriq beson se kjo skuadër e Realit mund të sjellë shumë momente pozitive edhe në të ardhmen.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.