Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Modriqi do t’i bashkohet Milanit pas Kupës së Botës për Klube
    Futboll ndërkombëtar

    Modriqi do t’i bashkohet Milanit pas Kupës së Botës për Klube

    25/06/2025 18:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ylli kroat i futbollit Luka Modriq, do t’i bashkohet Milanit pas Kupës së Botës për klube. Kështu ka njoftuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

    Ai ka shkruar në rrjetet sociale se vendimi është marrë, ndërsa finalizimi i marrëveshjes do të bëhet pas përfundimit të turneut që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Modriq 39-vjeçar po e luan turneun e fundit me fanellën e Real Madridit.

    Modriq iu bashkua Madridit në vitin 2012 dhe u bë një lojtar kyç gjatë njërës prej periudhave më të suksesshme në historinë e klubit.

    Në 13 sezone, Modriq ndihmoi klubin të fitonte 28 tituj – gjashtë Liga të Kampionëve, gjashtë Kupa të Botës për klube, pesë Superkupa të Evropës, katër tituj të kampionit, dy Kupa të Mbretit dhe pesë Superkupa të Spanjës.

    Në vitin 2018, Modriqi fitoi “Topin e Artë”, u shpall lojtari më i mirë i FIFA-s dhe lojtari i vitit nga UEFA. Dy herë është shpallur mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.