Futboll ndërkombëtar

Mohamed Salah theu ‘mallkimin’ në Krishtlindje në ndeshjen ndaj Aston Villas

Mohamed Salah theu ‘mallkimin’ në Krishtlindje në ndeshjen ndaj Aston Villas

Mohamed Salah iu deshën vetëm pesë minuta për të thyer një ‘mallkim’ kundër Aston Villas, pasi Liverpool doli fitues në rikthimin e tyre në Ligën Premier. The Reds u rikthyen në aksion pas Kampionatit Botëror me një humbje 3-2 në Kupën EFL ndaj Manchester Cityt, me egjiptianin që hyri në listën e golashënuesve. Dhe ai

Besnik Batusha

Mohamed Salah iu deshën vetëm pesë minuta për të thyer një ‘mallkim’ kundër Aston Villas, pasi Liverpool doli fitues në rikthimin e tyre në Ligën Premier.

The Reds u rikthyen në aksion pas Kampionatit Botëror me një humbje 3-2 në Kupën EFL ndaj Manchester Cityt, me egjiptianin që hyri në listën e golashënuesve.

Dhe ai vazhdoi rrugën e tij të golave ​​që nga turneu dimëror në Katar me një kundër Villas në fitoren e tyre 3-1 në “Villa Park”.

Salah hapi rezultatin në minutën e pestë pasi Andy Robertson e gjeti në mënyrë të shkëlqyer.

Me këmbën e tij të majtë, 30-vjeçari goditi topin në rrjetë nga afër për të shënuar 1-0.

Duke bërë këtë, Salah theu ‘mallkimin e Krishtlindjeve’, me fansat që festuan fitoren në internet.

Reprezentuesi egjiptian kishte kaluar më parë një thatësirë golash para portës pasi kishte postuar një foto për të festuar Krishtlindjet.

Mohamed Salah largohet në festë pasi shënoi për Liverpool. Imazhi: Alamy

Por atij iu deshën vetëm pesë minuta për të gjetur rrjetën në ndeshjen e parë të Liverpoolit që nga Krishtlindjet, duke thyer kështu mallkimin.

Një përdorues në Twitter shkroi: “Prit, a e theu Salah mallkimin e Krishtlindjeve?”.

Një tjetër postoi: “Vetë Mbreti vërtetoi se ‘mallkimi’ ishte i gabuar në më pak se 5 minuta…”.

I tretë shtoi: “Salah e ka thyer mallkimin”.

Ndërsa i katërti komentoi: “Një gol dhe një asistim në pjesën e parë për Mo Salah? Mallkimi i Krishtlindjeve ka përfunduar”.

Salah

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions