Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Moment emocionues, Mbappe dhe Hakimi si vëllezër pas ndeshjes! Ndërrojnë fanelat dhe i veshin në fushë (VIDEO)
    Futboll ndërkombëtar

    Moment emocionues, Mbappe dhe Hakimi si vëllezër pas ndeshjes! Ndërrojnë fanelat dhe i veshin në fushë (VIDEO)

    14/12/2022 23:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndoshta nuk do të mbahen mend pas disa vitesh por sigurisht që arritja e tyre për të shkruajtur historinë si ekipi i parë Afrikan që shkon në gjysmëfinalen e një Kupe Bote nuk do të kalojë në “arshiva” por sa herë do të dalin statistikat do të jetë aty…

    Maroku del nga skena e Katarit me duartrokitjet më të mëdha. Një kombëtare që bëri të gjithë të ëndërronin se e pamundura mund të bëhej e mundur. Një grup i fortë me djem që duan atdheun e tyre dhe që refuzuan të luanin për kombëtare të tjera edhe pse nuk kishin lindur në Marok!

    Arritën të kalonin grupin në fillim duke pësuar vetëm një autogol. Më pas, kualifikimet e pabesueshme ndaj Spanjës së Luis Enriques dhe ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos. Rrugëtimi i djemve të trajnerit Walid Regragui u ndal në gjysmëfinale, ndaj Francës, në një “derbi” duke qenë se komuniteti prej 1.5 mln marokenësh në Francë është i madh…

    Me zemër, me personalitet por edhe më shumë e shumë dëmtime e gjendje jo të mirë fizike, Maroku mbajti Francën në presion për të pakten 40 minuta dhe përhapi terror te mbrojtja e gjelave që edhe pse shënuan të parët direkt, nuk e patën aspak të lehtë.

    Maroku i Hakimit, i Boufal, i Ziyech, apo i Mazaraoi, En-Nesyri, Ounahi dhe sidomos Amrabat dhe portierit Bono. Një brez talentesh dhe futbollistësh cilësorë, që arritën të fitojnë zemrat e të gjithëve në Katar sidomos me festimet e tyre pas çdo ndeshje me prindërit…

    Dhe, si per te konfirmuar kete gje, mjafton te shihet ne fund se festa e Kylian Mbappe eshte pikerisht me fanelen e Marokut, pasi e nderroi me mikun e tij te PSG, Hakimi. Respekt maksimal per kete kombetare.

    wait i genuinely love kylian mbappe’s relationship with hakimi.. the way mbappe is wearing his shirt 😭
    pic.twitter.com/1I33mFg6U0

    — fazpo🦭 (@fazpo) December 14, 2022
    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.