Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Momente tmerri, autobusi i ekipit brazilian sulmohet me gurë, 6 futbollistë të shtruar në spital
    Ballina-2

    Momente tmerri, autobusi i ekipit brazilian sulmohet me gurë, 6 futbollistë të shtruar në spital

    23/02/2024 12:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fatkeqësi për lojtarët e Fortaleza, pas barazimit ndaj Sport Recife në “Copa do Nordeste”, në Brazil. Në fund të ndeshjes, e cila përfundoi 1-1, autobusi i ekipit brazilian u qëllua me gurë në dalje të “Arena Pernambuco” nga një grup mbështetësish të organizuar të skuadrës kundërshtare.

    Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale mund të shihni xhamat e thyer, copa xhami kudo dhe sedilje të lyera me gjak. Një episod që kujton atë që ndodhi me Fabio Grosso në Francë. 6 lojtarë të Fortaleza u lënduan dhe u dërguan në spitalin më të afërt për mjekim, siç raportohet në shënimin zyrtar të klubit të dëmtuar:

    “6 lojtarë tanët u goditën. Portieri João Ricardo u plagos me një prerje në vetull. Mbrojtësi i majtë Gonzalo Escobar pësoi një goditje në kokë, prerje në gojë dhe vetull. Mbrojtësi i djathtë Dudu, mbrojtësit Titi dhe Brítez, si dhe mesfushori Lucas Sasha u plagosën nga xhamat. Sidoqoftë, ata janë më mirë dhe të vetëdijshëm. Futbollistët e tjerë do t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor për të hequr copat e xhamit nga trupi i tyre”.

    Marcelo Paz, presidenti i Fortaleza, reagoi ashpër pas asaj që ndodhi: “Duhet të ketë ndëshkim të vërtetë, shembullor, mos prisni derisa dikush të vdesë. Ata hodhën një bombë. Pse dikush që hedh bomba në stadium është i ndryshëm nga dikush që bën të njëjtën gjë në rrugë? Pse këta njerëz e bëjnë këtë në të gjithë Brazilin dhe nuk arrestohen? Është koha të ndalemi, vërtet”.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.