Fun

Momenti i çmendur kur një roje sigurie u shndërrua në nxitës tifozësh, publiku elektrizohet (VIDEO)

Momenti i çmendur kur një roje sigurie u shndërrua në nxitës tifozësh, publiku elektrizohet (VIDEO)

Pikërisht kur menduam se i kishim parë të gjitha. Epo, rezulton, që nuk i kemi parë. Në një lojë të futbollit amerikan të kolegjit Tennessee së fundmi në SHBA, ndodhi diçka e paimagjinueshme. Siç është zakon në lojërat e kolegjit amerikan, tifozet dolën në fushë si zakonisht para ndeshjes. Megjithatë, pak pasi filluan, shfaqja e

Besnik Batusha

Pikërisht kur menduam se i kishim parë të gjitha. Epo, rezulton, që nuk i kemi parë. Në një lojë të futbollit amerikan të kolegjit Tennessee së fundmi në SHBA, ndodhi diçka e paimagjinueshme.

Siç është zakon në lojërat e kolegjit amerikan, tifozet dolën në fushë si zakonisht para ndeshjes. Megjithatë, pak pasi filluan, shfaqja e tyre filloi të shkonte keq kur një roje sigurie refuzoi të largohej nga rruga e tyre, gjë që rezultoi që një nga nxitësit e tifozëve të largohet e zhgënjyer, shkruan Marca.

Askush nuk mund të parashikonte se çfarë ndodhi më pas. Rezulton se rrëmuja ishte e gjitha pjesë e shfaqjes pasi roja i sigurisë u fut shpejt në formacion dhe filloi të kryente lëvizje koreografike të përsosura me pjesën tjetër të ekipit të tifozeve.

Stadiumi i mbushur plot Neyland shpërtheu, ndërsa roja i sigurisë bëri përshtypje me lëvizjet e tij të kërcimit.

Fans at a Tennessee Volunteers football game were treated to a killer routine when a ‘security guard’ on the field busted some moves with the university’s dance squad. pic.twitter.com/bWhHErnHjo

— NowThis (@nowthisnews) November 1, 2022
Nxites tifozeshSHBATennessee

Mëshumë nga Fun

Të gjitha →
Fun

Gruaja e Messit ngatërrohet, për pak puth shokun e tij të skuadrës! Videoja bëhet virale

Fun

Agim Agushi do ta thyejë një tjetër rekord botëror, kësaj radhe në Kullën e Çamlicës në Stamboll

Fun

Hyri në fushë me entuziazëm, referi s’ia dha as pesë sekonda kohë për të luajtur

Fun

“Boll luajte me dy porta”, gruaja e zë futbollistin e Bayernit duke e tradhtuar, e zbulon emrin e të dashurës paralele të tij