Momenti kur Ronaldo e mori vesh se goli është i Fernandesit (VIDEO)

Portugalia ka shënuar mbrëmë një fitore ndaj Uruguait, me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror. Goli i parë i Bruno Fernandesit, ishte mjaft kontrovers, pasi së pari u duk se Cristiano Ronaldo e shënoi, mirëpo më pas goli iu numërua Fernandesit. Portugezi fillimisht u gëzua për
Portugalia ka shënuar mbrëmë një fitore ndaj Uruguait, me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.
Goli i parë i Bruno Fernandesit, ishte mjaft kontrovers, pasi së pari u duk se Cristiano Ronaldo e shënoi, mirëpo më pas goli iu numërua Fernandesit.
Portugezi fillimisht u gëzua për golin, mirëpo pastaj u zemërua, kur goli u llogarit i Fernandesit, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë ditës sot edhe Adidas e ka konfirmuar përmes teknologjisë se goli nuk ishte i Ronaldos.
Funny sequence 😂😂
— Argies Football 🇦🇷 (@ArgiesFootball) November 28, 2022
The referee confirmed Cristiano Ronaldo that he scored the goal and he celebrates 🎉
Then the screen shows Bruno Fernandes 🖥
F ✊😔 pic.twitter.com/5w1T9U7L4Z



